30Juli2014

Radioeja.Com



 


Aktuelle Seite: Home Lajme Mesazhi i Blendit para vdekjes

Mesazhi i Blendit para vdekjes

I riu, Blendi Thaci, qe vdiq te premten si pasoje e renies nga kati i katert i nje ndertese ne qender te Prishtines, kishte lene nje mesazh ne rrjetin social facebook.

“Do e do sene tkqija te ndodhin per do e do sene tmira. Shpesh i bon mir dikuj tu i bo vetes keq pa e mar vesh hiq qe je demtu vet. E do sene jon tpa kuptushme edhe si kupton kurr e mos u muno mi kuptu qato.... Se veq qka lodhesh :). Love and Peace”, ka shkruar i riu disa ore para vdekjes, transmeton Express.

Per vdekjen e Blendi Thacit ka raportuar Policia e Kosoves.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar deri sa po punonte ne zyret e kompanise per shkaqe te pa njohura ka rene nga kati i katert i nderteses me c’ rast si pasoje e lendimeve te mara viktima ka nderruar jete. Ne vendngjarje kane dale te gjitha njesitet perkatese . Vdekja e viktimes eshte konstatuar nga ekipi mjekesor. Me urdher te Prokurorit trupi i pa jete dergohet ne Institutin e Mjekesise Ligjore per obduksion” thuhet ne njoftimin e Policise.

Blendi Thaci ka punuar ne Kompanine e marketingut “PR Solutions”. /RadioEja